PDF
Print
E-mail

 

Përmbarim,

Si deri te të drejtat e Juaja në procedurën për përmbarim

Përmbaruesi në një afat të shkurtë të mundshëm i siguron të gjitha paratë e Juaja, sendet dhe të drejtat nga dokumenti përmbarues në procedurën për përmbarim.

 

Që të nisni procedurë për përmbarim tek përmbaruesi duhet që të parashtroni:

1. Kërkesë për përmbarim në 3 (tre) ekzemplare (kliko për ekzemplar të kërkesës)

2. Dokumentin përmbarues në origjinal ose fotokopje të verifikuar në noter dhe
3.
Autorizim, nëse parashtruesi i kërkesës nuk është personalisht mandatori.


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

*Sqarim:

  • Kërkesën për përmbarim e plotësoni me dorë, kompjuter ose makinë për të shkruajtur me ato të dhëna të cilat janë të njohura për Ju.
  • Në kërkesën nënshkruhet mandatori ose i autorizuari i tij.
  • Kërkesa parashtrohet drejtpërdrejtë në zyrën e përmbaruesit ose përmes postës

  • Dokument përmbarimi është:
  •           Vendimi përmbarues gjyqësor (aktgjykim, aktvendim) dhe zgjidhje gjyqësore
  •           Vendimi dhe zgjidhja në procedurë administrative (aktvendim...) të cilët i përkasin obligimit me para
  •           Dokumenti noterial përmbarues
  •           Vendimi me të cilin lejohet përmbarimi në bazë të dokumentit të besueshëm i sjellur nga noteri (“urdhëresë pagese”) dhe
  •           Dokumenta tjera të paraparë si të tilla me ligj.

*Dokumenti përmbarues, përveç zgjidhjes duhet që në vete të përmban vulë që vërteton përmbarueshmërinë. Nëse ekzistojnë kushte ligjore, kjo vulë mirret me bashkëngjitjen e dokumentit përmbarues përpara shërbimit të sportelit në gjyq, përkatësisht përpara shërbimit përkatës në organin administrativ, përkatësisht tek noteri, të cilët e sollën dokumentin përmbarues.

 

 

 

Mandatori sipas dëshirës së tij të lirë zgjedh përmbarues kompetent i cili do të veproj sipas dokumentit përmbarues të tij.